Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka udhetuar drejt Moskës për tu takuar me Presidentin Vladimir Putin dhe me Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov .
SHBA dhe Ruasia nuk janë pajtuar në lidhje me rolin që duhet të luajë presidenti sirian Bashar al-Assad në këtë process.
Rusia thotë që vetëm populli sirian mund të vendosin fatin e tyre ndërsa SHBA dëshiron që Presidenti sirian, Bashar al-Assad duhet të tërhiqet.
Përpara bisedimeve, ministria e jashtme ruse sulmoi politikën amerikane, duke e akuzuar Washingtonin se i kategorizon terroristët në ato të mirë dhe të këqij.
Rusia ka kryer disa sulme ajrore ndaj ISIS por SHBA e akuzon Rusinë për bombardimin e rebelëve të cilët janë kundër Presidentit Asad ndërkohë Moska i ka mohuar këto akuza. Në takime pritet të diksutohet edhe marëdhenia Turqi-Rusi e acaruar që pas rrëzimit të avionit rus nga pala turke me pretendimin se kishte shkelur hapësirën ajrore turke.



