Lajčák: Protestat e dhunshme të opozitës janë bërë të mërzitshme (VIDEO)

Lajčák: Protestat e dhunshme të opozitës janë bërë të mërzitshme (VIDEO)

Kryetari i radhës së OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák, thotë se protestat e dhunshme eliminojnë shanset për dialog. Gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun Gent Cakaj, Lajčák tha se dallimet mes palëve duhen debatuar në Parlament, ndërsa protestat e dhunshme në Shqipëri janë bërë të mërzitshme.

“Dëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor. Nxis aktorët politikë të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve. Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit, përfshirë dhe opozitën. Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuara nga opozita është bërë i mërzitshëm. Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog", tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy