Gati nisma për mbrojtjen e ministrave, Rama: E prezantojmë të hënën, çështja është tek parimi!

Gati nisma për mbrojtjen e ministrave, Rama: E prezantojmë të hënën, çështja është tek parimi!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se të hënën bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, do të depozitojnë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit të gjykatës kushtetuese për pezullimin e ministres Belinda Balluku. 

Rama tha se nisma do të prezantohet e hapur për të gjithë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. 

Përgjatë podcastit “Flasim” kreu i qeverisë përmendi edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, për të cilin tha se Trump e ka ftuar të shkojë në Uashington.

Rama pati një koment edhe lidhur me kërkesën e Prokurorisë në Hagë për 180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së. Sipas tij, Prokuroria në Hagë dështoi të sillte një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy