Analistja Anduena Llabani e cilësoi komisionin hetimor për “Sterilizimin” të rremë, duke shtuar se është një pakt politik për të shpëtuar disa koka e për të arrestuar disa të tjerë.
Duke vijuar më tej, Llabani tha se komisioni hetimor nuk do i shërbejë çështjes së hetimit.
E shoh si fals, si pakt politik për të shpëtuar disa koka e për të arrestuar ca të tjerë. Për çfarë do i hyjë në punë SPAK-ut komisioni hetimor ndaj Beqajt, çështje ditësh do të shkojë për gjykim. Palët do të përplasen në gjykatë. Nuk mendoj se komisioni hetimor do i shërbeë çështjes së hetimit dhe gjykimit.
Beqaj do të shkojë të gjykatë për akuzat që janë ngritur deri tani.
Manastirliu ka qenë drejtoreshë e QSUT-së. Nëse Beqaj i ka shpëtuar ‘arrestit me burg’ sikundër nuk ka ndodhur me paraardhës dhe gjatë kohëve të fundit i ka mëshuar faktit që Manastirliu duhet të hetohet dhe ka sjellë prova për të vërtetuar që është pjesë e një procesi korruptiv jam kurioze të shoh cila është lëvizja e dytë e SPAK-ut.
Kemi informacion që paska edhe kallëzim për Manastirliun.
Më tej, Llabani tha se brenda muajit maj, SPAK do të mbyllë disa procese hetimore që ka nisur duke shtuar se nga këto veprime do të ketë të pandehur dhe të arrestuar.
Po ashtu, Llabani i sheh komisionet hetimore si shantazhe që i bëhen SPAK-ut.
Deri brenda majit, SPAK do mbyllë disa procese hetimore që ka nisur.
Do të shohim emra që do merren të pandehur, mund të arrestohen.
Këto komisione janë shantazhe që i bëhen SPAK-ut. Ky është gjyq publik.
Gjysma e njerëzve aty mund të kenë marrë dhe lekë nga inceneratorët.



