
Nga Anduena Llabani
Një kallëzim penal prej 70 faqesh nga Partia Demokratike i është bashkangjitur hetimit të Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorëve.
Jorida Tabaku, në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor, zbuloi për MCN se cilat janë provat e reja që janë depozituar në SPAK dhe që mund t’i hapin rrugë hetimit pasuror për zyrtarët e përfshirë në këtë çështje.
Në këtë kallëzim, PD denoncon dhe rolin e personave të implikuar në skemën e përfitimit të kontratave koncensionare.
Në materialin e siguruar nga MCN flitet për dhjetra emra zyrtarësh, ministra dhe nënpunës, që sipas Partisë Demokratike provojnë akzuat ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Megjithatë, për 6 prej zyrtarëve, kallëzimet janë bërë në formë individuale.
Padia e cila përfshin kryeministrin por edhe kabinetin qeveritar, ngre dyshime për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mashtrimit me pasoja të rënda.
Vetëm një ditë më parë, ish-kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tanaku, iu drejtua me një shkresë kreut të SPAK, Arben Kraja, për të mësuar mbi ecurinë e hetimeve.



