Agjencia e inteligjencws sw Koresë së Jugut u tha ligjvënësve se Kim Jong-un po merr masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e Covid-19 dhe pasojat e tij ekonomike, duke përfshirë mbylljen e kryeqytetit dhe ndalimin e peshkimit.
Shërbimi i inteligjencës pretendon se Kim ka urdhëruar ekzekutimin e të paktën dy personave, ka ndaluar peshkimin në det dhe ka udhwruar mbylljen e kryeqytetit, Penian.
Pas informimit, politikani koreano-jugor, Ha Tae-keung, i tha medias se Kim po shfaqte "zemërim të tepruar" dhe po merrte "masa irracionale" në një periudhë të "paranojës" së Covid.
Ha dhe një politikan tjetër i Koresë së Jugut, Kim Byung-kee, pohuan se udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut ndaloi peshkimin dhe prodhimin e kripës për shkak të frikës se uji i detit mund të ishte ndotur me virusin.
Kjo paranojë anti-virus e lidhur me detin thuhet se gjithashtu do të thotë që 110 000 ton oriz nga Kina janë bllokuar në portin verilindor të Kinës, Dalian.



