
Sonte sjell në kabinet një marrëveshje armëpushimi në Liban me Hezbollahun.
Kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje do të varet nga ajo që do të ndodhë në terren.
Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim drejtuar kombit mbrëmjen e sotme.
Me mirëkuptim të plotë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne ruajmë lirinë e plotë ushtarake në Liban.
Se sa do të zgjasë armëpushimi në Liban varet nga ajo që ndodh në terren: nëse Hezbollahu riarmatoset, ne do të sulmojmë, megjithëse Hezbollahu nuk është më ai që ishte më parë, ne e kemi kthyer me dekada mbrapa.
Nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen dhe përpiqet të armatoset, ne do të godasim me forcë.
Nëse ai përpiqet të rindërtojë infrastrukturën terroriste pranë kufirit, ne do të godasim.
Nëse lëshon raketa, nëse gërmon tunele, nëse sjell një kamion me raketa, ne do të godasim.
Pse të bëhet një armëpushim tani? Ka tre arsye: për t’u fokusuar në kërcënimin iranian; rinovimi i forcave dhe furnizimi i plotë.
Unë ua them hapur, ka pasur vonesa të mëdha në furnizimin me armë dhe municione; arsyeja e tretë, ndarja e fronteve dhe izolimi i Hamasit.
Nga ana e tij kryeministri libanez Najib Mikati bëri thirrje që armëpushimi në Liban ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut të zbatohet menjëherë.
Kabineti i sigurisë ka miratuar armëpushimin me Hezbollahun në Liban, sipas raportimeve të mediave izraelite, të cilat raportojnë se marrëveshja do të hyjë në fuqi në orën 22:00 nesër në mëngjes.



