Çregjistrimi i biznesve/ Zepishta: Administrata Tatimore s’ka kapacitete. Në Shqipëri ka anomali tregu  

Çregjistrimi i biznesve/ Zepishta: Administrata Tatimore s’ka kapacitete. Në Shqipëri ka anomali tregu  

Eksperti kontabël Igli Zepishta tha në “Mcn Economy” se procedura e administratës tatimore vonon dhe komplikon situatën sa i përket çregjistrimit të kompanive. Ai tha që administrata tatimore s’i ka kapacitetet e duhura për të ndjekur hap pas hapi këtë procedurë. Zepishta tha që në Shqipëri ka anomali tregu, dhe në asnjë vend të BE-së nuk ndodhin këto luhatje, hapje dhe mbyllje.

Momentalisht procedura e çregjistrimit e cila kryhet përmes e-Albania, është elastike, procedura është e thjeshtë, hyn, aplikon për çregjistrim dhe e ke mbyllur si proces, Problem është detyrimet dhe administrata tatimore, e cila ka një procedurë më vete, verifikimesh, kontrollesh, lajmërimesh, kjo është ajo që e vonon dhe komplikon situatën. Por individi si proces e ka shumë të thjeshtë. Pjesa tjetër hyn administrata tatimore, me kontrollin e situatës, borxhet që ka apo nuk ka, verifikimet në terren, nëse është aktiv në terren apo jo.  Duke parë një numër kaq të madh regjistrimesh dhe akoma më shumë çregjistrimesh, unë them që administrata tatimore s’i ka kapacitetet e duhura për ta ndjekur hap pas hapi këtë procedurë, prandaj lindin këto problematika dhe vonesa shumë herë. Ne na ka ndodhur shumë herë që në QKB je i çregjistruar dhe në Tatime je aktiv, nuk shkon kjo situatë. Në BE i kanë gjërat më të kontrolluara në aspektin fiskal dhe të kontrolleve, nuk kanë këto probleme që ka Shqipëria me hapjet, me mbylljet. Në asnjë vend si te ne nuk ndodhin këto problematika, këto luhatje, hapje dhe mbyllje. Është e drejtë, anomali tregu është.  QKB është në pozicion më komod, sepse viston finale e kanë Tatimet. QKB s’mund të ndërmarrë asnjë veprim pa marrë Ok-in nga administrata tatimore, përveç rastit kur kalojnë 30 ditë”.

Zepishta vuri në dukje se çregjistrimi nuk i shpëton kompanitë nga detyrimet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy