Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha për 30 mijë dosjet që ndodhen në gjykata për çështjen e pensioneve, thotë se një situatë e tillë vjen prej humbjes së kontributeve.
Duke folur për MCN Economy, ai deklaroi se një situatë e tillë vjen nga mos grumbullimi dot i dokumentacioneve, për faktin se shoqëria shqiptare ka trashëguar dokumentacion nga kooperativat që janë mbyllur dhe ku në shumë raste humbte kontributi i qytetarëve.
Duhet një lloj amnistie për hedhjen e të dhënave të ndërmarrjeve shtetërore të mbyllura, pasi janë vërtetuar të meta të mëdha.
Duke filluar nga paaftësia e atij që mbante dokumentet, apo për shkak të ligjeve të dala pas vitit 1993 të cilët favorizonin një pjesë të profesioneve për të dalë në pension më herët dhe njerëz të papërgjegjshëm kanë ndërhyrë për të deformuar të dhënat.
Një qytetari për të dalë në pension të parakohshëm në 1993-1994 mund ti duheshin 10 vjet punë për të dalë në pension, kur punonin në nëntokë.
Kanë ndërhyrë në dokumentacion duke prishur të dhënat e individit. Kjo ka bërë që në shumë raste njerëzve t’iu humbasë dhe kontributi që kanë pasur përpara.
Në shumë raste nuk iu reflektohet sa ka punuar X apo Y, se mungojnë borderotë.
Në kohën që kam qenë në audit ka pasur 45 mijë raste falsifikimesh në dokumente.
Qytetarët në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë ndaj qeverisë të mos sorollaten nëpër gjyqe që të nxjerrë një ligj dhe rregullore për të zgjidhur problematikën e vjetërsisë së punës.
Qytetarët kërkojnë vjetërsinë e punës që kanë kryer më parë, por ka dhe me mijëra qytetarë që kanë përfituar një pension të pjesshëm dhe nuk kanë mundur dot ta realizojnë se nuk kanë vitet e duhura.
Duhet ndarë dhe saktësuar nëse do të ketë efekt ligji për ata që kanë hyrë në moshën e pleqërisë.
70% e regjistrave të shtetit janë me ndërhyrje dhe korrigjime.
Mua më shqetëson se një nismë e tillë e qeverisë po thuhet në një moment kur vendi po futet në fushatë zgjedhore.



