
Analisti Roland Bejko tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se hapja e grup-kapitullit të parë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është lajm i mirë, megjithëse është shumë vonë.
Sipas Bejkos Shqipëria e ka vokacion Perëndimin,
Është lajm i mirë, por shumë vonë. Lajm i mirë se Shqipëria përfundimisht futet në Europë, herët apo vonë.
Lajm i mirë, Shqipëria e ka vokacion Perëndimin. Shqiptarët kur ikin, nuk ikin në lindje, ikin në Perëndimin. Shqiptarët ndihen më mirë në Perëndim. Po t’i pyesësh ndihen më mirë në Europë se në SHBA dhe Kanada.
Shyqyr që filloi ky lloj monitorimi mbi qeverinë pasi ata do kërkojnë reforma dhe standarde. Ata nuk do të negociojnë për drejtësinë. Nëse rrezikohet drejtësia nga dyshja Berisha-Rama, eventualisht janë të rrezikuar nga drejtësia e re, me monitorimin që do të bëjë BE, ata nuk falin. Monitorimi bëhet në terma teknik. Besoj tek monitorimi, por jo tek integrimi, pasi raporti i integrimit mund të mos vijë fare. Integrimi në 2030 mund të ndodhë, por edhe mund të mos ndodhë. BE-ja është gjeopolitik. .



