“Nuk më pëlqen”/ Tik Tok përfshin opsionin që synon të luftojë ngacmimet dhe bullizmin

“Nuk më pëlqen”/ Tik Tok përfshin opsionin që synon të luftojë ngacmimet dhe bullizmin

Me synimin për të reduktuar përmbajtjen që shkel rregullat e sjelljes së përdoruesve, TikTok ka lançuar mjete të reja censurimi për postimet.

Mes tyre është opsioni “nuk më pëlqen” një risi që lejon përdoruesit të zgjedhin përgjigjet për përmbajtje që i konsiderojnë të parëndësishme ose të papërshtatshme, për të thjeshtuar punën e monitorimit nga ekipet e dedikuara.

Kjo u bë e ditur nga kompania në publikimin e raportit periodik për zbatimin e udhëzimeve, duke iu referuar tremujorit të fundit të 2021.

Nga tetori deri në dhjetorin e kaluar, TikTok hoqi 14,7% të postimeve që lidhen me ngacmimet seksuale dhe bullizmin, para se ato të ktheheshin në virale.

Censura u rrit me 10.9% për sjelljet e urrejtjes dhe me 16.2% për ekstremizmin e dhunshëm. Mes përmbajtjeve që po censurohen janë vetëlëndimet, vetëvrasjet, apo veprimet e tjera të rrezikshme. Për të mos demoralizuar personat që postojnë, komenti “nuk më pëlqen” do të shihet vetëm nga personi që e jep.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy