Bashkëpunëtori i Epstein gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Paris

Bashkëpunëtori i Epstein gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Paris

Një agjent francez dhe bashkëpunëtor i ngushtë i financierit të ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut në Paris.

Jean-Luc Brunel u gjet i varur në qelinë e tij në burgun La Santé në orën 01:00 të së shtunës, thanë prokurorët për BBC.

76-vjeçari ishte mbajtur prej më shumë se një viti, pasi ishte në hetim si i dyshuar për përdhunim të të miturve dhe trafikim të tyre për shfrytëzim seksual. Brunel kishte mohuar çdo akuzë. 

Jean-Luc Brunel me modele

Ai bashkëthemeloi agjencinë franceze të modelimit Karin Models në 1977 dhe MC2 Model Management në SHBA me financim nga Epstein.

Brunel u ndalua në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit në dhjetor 2020 teksa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Senegal.

Arrestimi i tij ishte pjesë e një hetimi francez mbi akuzat për trafikim seksual dhe sulm seksual kundër Epstein, duke u fokusuar në krimet e mundshme të kryera kundër viktimave franceze dhe të dyshuarve që janë shtetas francezë.

Prokurorët e dyshuan Brunelin për përdhunim, sulm seksual dhe ngacmim seksual të shumë të miturve dhe të rriturve. Ata gjithashtu dyshuan se ai transportonte dhe strehonte vajza të reja për Epstein.

Epstein u gjet i vdekur në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019 teksa priste gjyqin mbi akuzat se drejtonte një rrjet duke përdorur vajza të mitura për seks. Një ekspert mjekësor vendosi se vdekja e tij ishte vetëvrasje duke u varur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy