Sulmet ndaj Ukrainës, Macron- Rusisë: Përfundoni menjëherë operacionet ushtarake

Sulmet ndaj Ukrainës, Macron- Rusisë: Përfundoni menjëherë operacionet ushtarake

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pasi Rusia nisi sulmet mbi territorin e Ukrainës. Macron tha se Moska duhet të përfundojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.

Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten. “Franca solidarizohet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes sot. Zelensky i ka kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

Zelensky gjithashtu kërkoi unitet në Evropë dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee. 

Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy