Rédoine Faïd gangsteri francez që u arratis me helikopter nga burgu, arrestohet nga policia (VIDEO)

Rédoine Faïd gangsteri francez që u arratis me helikopter nga burgu, arrestohet nga policia (VIDEO)

Gangsteri francez i cili u arratis nga burgu duke përdorur një helikopter në korrik, është kapur përsëri nga policia.

Rédoine Faïd, personi më i kërkuar i vendit, u arrestua në veri të Parisit dhe sipas autoriteteve, thuhet se ishte me vëllain e tij dhe dy burra.

46-vjeçari u arrestua fillimisht në vitin 1998 për grabitje me armë e cila kishte përfunduar me vrasjen e një polici. Në datën 1 korrik ai bëri edhe arratisjen e dytë dhe më të madhen nga burgjet franceze.

Ai u arratis nga burgu i Reau, në juglindje të Parisit, nga tre burra të armatosur rëndë që hynë në dhomën e vizitorëve. Ata pastaj u drjetuan helikopterit të cilin e drejtonte një instruktor që ishte marrë peng.

Ai u arrestua në orët e para të së mërkurës në qytetin e Creil, shkruan BBC.

Ndërsa ministri francez i drejtësisë, Nicole Belloubet, tha për Radio Europe 1: "Ne do ta vendosim atë në një strukturë të sigurisë së lartë ku ai do të shihet shumë afër".

Arrestimi erdhi disa orë pasi ministri i Brendshëm Gérard Collomb, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend dha dorëheqjen për të kandiduar për kryebashkiak në Lyon, qyteti i dytë më i madh i Francës.

Masa konsiderohet si një ndryshim i ri për presidentin Emmanuel Macron, popullariteti i të cilit ka rënë ndjeshëm në javët e fundit. Ministria e brendëshme do të drejtohet përkohësisht nga kryeministri Édouard Philippe.

Kush është Rédoine Faïd?

I lindur në vitin 1972, ai u rrit në Creil. Në vitet 1990 ai drejtoi një bandë që kryenin kryesisht grabitje të armatosura.

Ai ka thënë se filmat e Hollivudit, të tilla si "Scarface", i Al Pacino, frymëzuan stilin e tij të jetesës me disa nga skemat e tij.

Gjatë një sulmi të vitit 1997 në një furgon sigurie, ai dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën maskat e portierit në hokej-akull, duke imituar banda e Robert de Niros në filmin "Heat".

Ai më vonë tha se e kishte parë atë film "qindra herë" në DVD dhe një herë i tha drejtorit të filmit Michael Mann, në një festival të filmit të Parisit se: "Ti ishe këshilltari im teknik".

Fama e tij u ndihmua nga një libër i vitit 2009 që i përshkruante ditët e tij më të reja në rrugët e Parisit dhe prejardhjen e tij në jetën e një krimineli profesionist.

Kjo i dha pseudonimin "L'Écrivain" ose "shkrimtari" nga policët franceze.

Pamjet nga arratisja e tij e fundit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy