Dokle nuk kandidon për deputet: Shpresoj që në vendin tim të mos ulet ndonjë hajdut pulash

Dokle nuk kandidon për deputet: Shpresoj që në vendin tim të mos ulet ndonjë hajdut pulash

Deputeti më i moshuar i Parlamentit nuk është në listën e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e qershorit. Namik Dokle nuk është kësaj radhe në listën e kandidatëve për deputetë. Dokle ka përfaqësuar socialistët në Kuvend për 8 legjislatura me radhë. Ai ka shpërndarë një status falenderues për të gjithë socialistët.

27 VJET...

Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave te panderprera ne Kuvendin e Shqiperise, ne vendin tim do te ulet nje deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqofte! (Vetem "aman" hajdut pulash te mos jete!) Pas 27 vjetve, nga zemra me buron...
MIRENJOHJE per ata mijera socialiste dhe njerez te mire pa dokumente partiake, qe me kane pritur zemerhapur, kane ecur e punuar bashke me mua dhe, ne disa raste, kane vene edhe jeten e tyre ne rrezik per te me mbrojtur nga falanga idjote politike.
ADMIRIM per deputetet e Grupit Socialist te viteve 1992-1997, te paperseritshem ne perkushtim dhe idealizem, me te cilet sollem per here te pare Partine Socialiste ne pushtet.
NDJESE per gjithe ata njerez me halle e veshtiresi ne jete, te cilet nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lane t'i ndihmoja, kur kishin nevoje.
PERULJE dhe pendese per ata pak individe qe rralle...shume, shume rralle mund t'i kem lenduar.
FALJE per ata pak individe qe me kane lenduar, edhe pse lendimi "nuk harrohet kurre"!
Dhe...perqafime per ju miqte e fejsbukut!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy