Brazil, Presidenti Lula njeh tre territore të tjera indigjene

Brazil, Presidenti Lula njeh tre territore të tjera indigjene

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva njohu zyrtarisht tre territore të tjera indigjene të mërkurën, duke e çuar në 13 numrin e tokave të cilave u ka dhënë mbrojtje ligjore që nga fillimi i mandatit të tij të fundit në fillim të vitit 2023.

Lula nënshkroi njohjen shtetërore të tokës Potiguara de Monte-Mor, në shtetin verilindor të Paraiba, si dhe tokat Morro dos Cavalos dhe Toldo Imbu, të dyja në shtetin jugor të Santa Catarina, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Njohja u jep territoreve mbrojtje ligjore si rezerva për t’u mbrojtur kundër cenimit nga prerësit e paligjshëm, minatorët e arit dhe blegtorët.

Lula nënshkroi dhënien e mbrojtjes ligjore dy territoreve të tjera në muajin prill, ndërkohë që shtyu njohjen për katër të tjerë, pasi duheshin pastruar ende nga njerëzit që i pushtonin aktualisht.

Në aktivitetin e së mërkurës në Brasilia, Lula tha se një territor në shtetin verilindor të Alagoas pritej ende të njihej, por se kjo nuk ndodhi për momentin për shkak të disa çështjeve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ai tha se zyrtarë nga qeveritë federale dhe shtetërore do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar këtë temë, duke shtuar se shpreson se njohja mund të ndodhë ende këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy