
Pasi Kuvendi nuk arriti të miratonte as në seancën e sotme listën për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka ardhur edhe një reagimi i ambasadorit amerikan Donald Lu.
Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë, duke marrë shkak se dy raundet e para për të miratuar listat e zgjedhur nga shorit dështuan, pasi opozita nuk mori pjesë në votime, shkruan se vetë politikanët qofshin ata të majtë apo të djathtë kanë frikë nga reforma në drejtësi ndaj dhe tani janë të detyruar të pranojnë listën e rastësishme që nuk kishte nevojë për votat e tyre në parlament.
Por Lu thekson se ka besim më shumë tek përzgjedhja rastërore, dhe se Reforma në Drejtësi ka hedhur një hap përpara.




