Në vendin tonë vijon të mbetet shqetësues integriteti i nëpunësve të administratës në mënyrë që të luftohet korrupsioni. Në një konferencë që u zhvillua sot ministrja për administratën publike, Adea Pirdeni tha se janë identifikuar sektorët më të korruptuar të administratës publike. Ndërsa ministri i drejtësisë Manja foli sërish për amnistinë penale dhe pranoi se burgjet janë të mbipopulluara.



