
Një aksident me pasoja tragjike është shënuar ditën e sotme në Turqi, në zonën e Gazintep, me pasojë 16 viktima.
Siç raportojnë mediat turke, një autobus me pasagjerë është përplasur me një ambulancë, një zjarrfikëse dhe makinën e një medie turke.
Kjo ka çuar në një bilanc të rëndë viktimash, ku raportohet se mes tyre ka edhe përfaqësues nga bota e medias.
Mes viktimave konfirmohen dy gazetarët Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup Tanrıöver.
Krahas gazetarëve kanë humbur jetën 3 zjarrfikës dhe 4 mjekë të cilët kishin shkuar për një aksident tjetër.
Ndërkohë 22 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, për marrjen e ndihmës së nevojshme.
Sakaq një numër i madh policie dhe ekipesh mjekësore janë drejtuar në vendin e aksidentit, ku edhe autobusi është përmbysur.



