Receta kundër rënies së flokëve

Receta kundër rënies së flokëve

Përveç të mirave te tjera shëndetësore, hudhra ndihmon edhe në forcimin e flokëve dhe pengon rënien e tyre.

Një varg studimesh shkencore kanë treguar se lëngu i fituar nga hudhra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruajtjes së kafkës së kokës. Megjithatë, ajo është një ndihmesë e madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.

Për të përfituar nga efekti i hudhrës, ju mund të përdorni edhe shampo të ndyrshme komerciale që kanë përmbajtje të saj. Por, ju mund të përgatitni edhe vetë një recetë shtëpiake. Ja se si:

Fillimisht grimconi thelpinjtë e hudhrës dhe më pas e bëni shtypjen e tyre deri sa të nxirrni maksimumin e lëngut brenda tyre.
Më pas, lëngun e nxjerrë e vendosni në zonat ku keni rënie floku dhe bëni masazh për rreth 3 minuta.

Pas masazhit ju mund ta lini lëngun të veprojë në ato zona edhe për 30 minuta të tjera. Shpëlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Për të përfituar më së shumti nga ky veprim, përsëriteni atë një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive, ben te ditur Telegrafi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy