Parashikimi i OBSH: 700 mijë viktima deri në pranverë në Europë (VIDEO)

Parashikimi i OBSH: 700 mijë viktima deri në pranverë në Europë (VIDEO)

Ndërsa Europa po përballet me valën e katërt të Covid-19, OBSH paralajmëron se deri në pranverën e vitit të ardhshëm, numri i viktimave do t’i kalojë 2.2 milionë njerëz, praktikisht mbi 700 mijë më shumë se 1.5 milionë vdekjet e regjistruara në kontinentin e vjetër që nga fillimi i pandemisë.

"Parashikojmë se do të ketë presion të lartë ose ekstrem në shtretërit e spitaleve në 25 vende evropiane dhe presion të lartë ose ekstrem në njësitë e kujdesit intensiv në 49 nga 53 vendet nga tani deri më 1 mars 2022", thuhet në një deklaratë të OBSH-së.

Për të ndryshuar këtë prirje, shpjegon OBSH, dhe për të qenë në gjendje të "jetosh me virusin" është e nevojshme të përdoret një qasje "vaksinë plus", pra të merren vaksinat standarde dhe përforcuesi.

Ndërkohë, situata më e vështirë paraqitet në Gjermani. Prej ditësh, atje shënohen rekorde të reja të numrit të të prekurve dhe, pavarësisht një sistemi të shkëlqyer shëndetësor, në disa rajone "pacientët duhet të transferohen sepse njësitë e kujdesit intensiv janë plot”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në Berlin, Saksoni dhe Bavari, vendet e lira janë vetëm 8-9% e totalit të shtretërve.

Pavarësisht kësaj, Gjermania vijon të presë pacientë nga Vendet e Ulëta, të cilat gjithashtu po përballen rritjen e rasteve të reja.

Ndërkohë që Austria e bëri të detyrueshëm vaksinimin, vendet e tjera po e luftojnë Covid-19 me masat e shtuara. Sllovakia pritet të vendosë një karantinë prej tre javësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy