Aksidenti me dy viktima në Sarandë/ Arrestohet 23-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Aksidenti me dy viktima në Sarandë/ Arrestohet 23-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Shkak i aksidentit të së dielës në aksin rrugor Sarandë–Delvinë ku humbën jetën dy motra dhe u plagos rëndë një vajzë tjetër dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe goditja frontale mes dy mjeteve,  “Audi”-t, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora, dhe “Lancia”-s, në timonin e të cilit ndodhej 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Hetimet tregojnë se mjeti “Audi” ka qenë duke lëvizur me mbi 140 km/h, ndërsa “Lancia” me rreth 100 km/h, tej normës së lejuar. 

Kevin Nora, i riu që po drejtonte mjerin Audi-n pësoi dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Automjeti i tij u përmbys pas përplasjes, duke kërkuar ndërhyrjen e banorëve të zonës për ta nxjerrë.

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy