Dita e djeshme 8 dhjetori, shënoi ditën e Rinisë, që përkujton lëvizjen studentore të dhjetorit ‘90. Lidhur me këtë temë në MCN Informacion Jola Hysaj nga kryesia e PD u shpreh se sot pas 34 vitesh demokracia po vdes dita ditës dhe pasiguria ka kapur kulmin.
Ajo tha se gjatë këtyre 12 viteve ka ndihur një regres dhe se burgjet politike të 2024 janë të frikshme. Sipas saj të rinj dhe moshuar duhet ti bashkohen mosbindjes civile në datën 23 dhjetor sepse sot Shqipëria nuk është asgjë tjetër përveçse një fasadë boshe.
Liria dhe frymëmarrja e Shqipërisë ishte e një dimensioni të jashtëzakonshëm kemi pluralizmin demokratik që i shtyu shqiptarët drejt një lirie profesioneve të lira, por ajo që jemi sot do shohim se kemi shkolla të tëra që janë bosh, gjimnaze që po boshatisen dhe mesazhe që japin për pasiguri e cila ka kapur kulmin dhe jemi në një moment që demokracia po vdes dita-ditës dhe po ashtu dhe fjala e lirë. Është e tmerrshme që në vitet ‘90 kur thuhej e kërkojmë Shqipërinë si gjithë Evropa dhe aktualisht Evropa po i merr të gjithë profesionistët.
Të gjitha forcat politike kanë gabimet e veta, por ajo që ka ndodhur në këto 12 vite është një regres i jashtëzakonshëm që se ka parë Shqipëria në 50 vitet e fundit.
Burgjet politike sot në 2024 janë të frikshme, ajo që ndodhi me Berishën, Metën, sepse po guxojnë të thonë të vërtetën. Ne themi se u hapën negociatat drejt BE-së, por kur flasim për hapjen e këtyre 10 kapitujve prezumohet fjala e lirë, por nuk ndodh kështu në Shqipërinë aktuale sepse kjo Shqipëri të dhunon nëse je kundra regjimit dhe të detyron të largohesh me hapa galopante larg saj.
Sot kryeministri kërkon votën e diasporës ndërkohë që ai harron që ka qenë ai që i ka detyruar të largohen nga vendi. Sot kemi fshatra dhe shkolla të boshatisura. Kjo qeveri e gjeti në kulmin e lulëzimit rininë, ndërsa sot të gjithë po ikin nga sytë këmbët. Ndaj i bëj një thirrje që në 23 dhjetor të gjithë shqiptarët të rinj dhe të rritur ti bashkohen mosbindjes civile të PD-së sepse sot Shqipëria është një fasadë e tërë boshe.



