Zbulimi tronditës i FBI: Në vitin 1983 u pengua vrasja e mbretëreshës Elizabeth

Zbulimi tronditës i FBI: Në vitin 1983 u pengua vrasja e mbretëreshës Elizabeth

Deri më tani nuk ishte zbuluar asnjëherë, por në vitin 1983 gjatë një vizite të mbretëreshës Elizabeth në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FBI arriti të pengojë një tentativë për vrasjen e sovranes.

Zbulimi tronditës del nga një seri dokumentesh të reja të deklasifikuara nga Byroja Federale e Hetimit në lidhje me udhëtimet e mbretëreshës në SHBA.

Një dosje e mbajtur e fshehur deri tani dokumenton se kishte një kërcënim konkret për një oficer policie në San Francisko, i cili frekuentonte një pijetore irlandeze, i cili paralajmëroi agjentët federalë për atë që i kishte thënë një njeri që kishte takuar në klub, se donte të hakmerrej për vdekjen e vajzës së tij e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome.

Biseda daton në 4 shkurt 1983, rreth një muaj përpara se Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj Princi Philip të vizitonin Kaliforninë.

Ai donte të dëmtonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta kishte bërë këtë duke hedhur diçka nga Ura Golden Gate në jahtin mbretëror Britannia, i cili kalonte në ujërat poshtë.

Në të kundër ai do të tentonte të vriste mbretëreshën gjatë vizitës së saj në Parkun Kombëtar Yosemite.

Shërbimet sekrete vendosën më pas të mbyllnin vendkalimet në urë në momentin e kalimit të jahtit, ndërsa nuk është e qartë se çfarë masash u morën në Yosemite, por vizita shkoi siç ishte planifikuar.

Por në vitin 1983 nuk ishte hera e vetme që Mbretëresha Elizabeth ishte objektivi i një atentati të dështuar. Më 13 qershor 1981, një burrë, i fshehur në turmë, qëlloi mbi sovranen britanike e cila drejtonte procesionin Trooping the Color. Elizabeth II ishte me uniformë dhe tregoi vetëkontroll legjendar. Qetësoi kalin dhe vazhdoi, ndërsa rojet arrestuan agresorin.

Marcus Sarjeant, qëlloi gjashtë të shtëna. Arma ishte një startues, lloji i përdorur në garat e atletikës. I ndaluari tregoi se donte të bëhej i famshëm si Marc Chapman, vrasësi i John Lennon. Për ngjarjen, Sarjeant u dënua me dy vjet burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy