Basha arrin marrëveshje me Shehin dhe Ndokën për zgjedhjet e 25 prillit

Basha arrin marrëveshje me Shehin dhe Ndokën për zgjedhjet e 25 prillit

Pas kreut të PAA-së Agron Duka, kreu i PD-së Lulzim Basha ka arritur marrëveshje edhe me dy aleatë të tjerë.

Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë edhe në Shkodër.

LSHK-ja dhe PDK-ja do të kenë edhe kandidatët e tyre në zona të tjera të Shqipërisë.

Të dyja këto parti do të kenë kandidatë dhe në qytete të tjera të vendit, por jo në pjesën e sigurt të listave.

Kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi do të jenë në listat e PD, por ndërkohë po diskutohet për emra të tjerë që do të përfshihen në listat të sigurta në këto parti.

Kryedemokratiku Basha do të vazhdojë takimet me aleatët e tjerë në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy