
Probleme si pasojë e motit të keq raportohen edhe nga Durrësi, ku dhjetëra banesa janë pushtuar nga uji. banorët e kanë kaluar natën jashtë, ndërsa thonë se askush nuk ka shkuar për të monitoruar situatën nga afër. Sipas tyre, përfaqësues të autoriteteve vendore shkojnë aty vetëm në kohën e zgjedhjeve.



