Kapelja e Napoleonit, shitet në ankand për gati 2 milionë euro (VIDEO)

Kapelja e Napoleonit, shitet në ankand për gati 2 milionë euro (VIDEO)

Një kapele e Napoleonit I, dykorni i famshëm i zi me një stemë blu, të bardhë dhe të kuqe, u shit për gati dy milionë euro, më konkretisht 1 milion e 932 mijë euro, në një ankand që tejkaloi shumë vlerësimet e ankandeve të shtëpisë “Osenat”.

Kjo shitje tërhoqi koleksionistë nga e gjithë bota dhe ngjalli entuziazëm të madh, njoftoi shtëpia e ankandeve “Osenat”, e cila theu rekordin e saj të vitit 2014, ku kishte shitur një kapelë të Napoleonit për 1 milionë e 884 mijë euro. 

Kapelja e fundit, e cila daton që nga viti 1810, u bë simbol i Napoleon Bonapartit.

Kjo kapele u krijua nga Pierre-Quentin-Joseph Baillon, gëzofës i perandorit që nga viti 1806. Ajo mbeti në familje deri në fund të shekullit të 19-të.

Nipi i tij ia shiti tregtarit të antikeve të Dijonit, Charles Meyer dhe përfundoi në koleksionin e Paul Senes.

E blerë më pas nga Jean Brunon në vitin 1928, së pari shkoi te djali i tij Raoul, pastaj te Jean-i tjetër. Përfundimisht kapelja përfundoi në ankand nga koleksioni i Jean-Louis Noisez, një industrialist francez dhe entuziast i pasur i Bonapartit, i cili vdiq në vitin 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy