“AKSHI”, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

“AKSHI”, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

 

Karçanaj, së bashku me ish-zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi, po hetohen për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

 

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ato kanë ndikuar në procedurat e prokurimit publik, duke favorizuar kompani të caktuara përmes përcaktimit të kritereve të tenderëve.

 

Në të njëjtën çështje janë të përfshirë edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët konsiderohen nga hetuesit si figura kyçe të skemës së dyshuar kriminale. 

 

Ata përballen me akuza për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, shkelje të barazisë në tendera, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy