Hajdarmataj: Nuk ka marrëveshje mes Bashës dhe Berishës, s’ka pasur asnjëherë mundësi negociatash (VIDEO)

Hajdarmataj: Nuk ka marrëveshje mes Bashës dhe Berishës, s’ka pasur asnjëherë mundësi negociatash (VIDEO)

Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë zbritur në terren, në dukje për të matur forcat.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit, ka paralajmëruar se do të organizojë zgjedhje për strukturat, teksa një ditë më parë edhe Lulzim Basha bëri riorganizime në parti dhe grup parlamentar.

Këto lëvizje ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj tha se nuk mund të ketë negociata mes Bashës dhe Berishës.

“Ne jemi në një proces rithemelimi ku do votohet në nivel strukture”, theksoi Hajdarmataj duke shtuar se secili të drejtë të shfaqë ambicie dhe se nuk ka marrëveshje s’ka pasur asnjëherë mundësi negociatash mes askujt.

Intervista:

Znj. Hajdarmataj, do ketë më protesta nga grupi i rithemelimit?

Hajdarmataj: Bashën tani po e mbron qeveria për ta pasur aty dhe për të mos pasur një zë opozitar. Por PD është aty dhe po ndjek aksionin kombëtar për rithemelimin e PD dhe rikthimin e vlerave me të cilat kemi nisur në vitet ’90.

Znj. Hajdarmataj, a mendoni se ka më shanse për negocime mes Bashës dhe Berishës?

Hajdarmataj: Nuk mund të ketë negociata mes individëve si Basha. Ndjekja masive që i është bërë Foltores apo komisionit të rithemelimit është ai që vendos se kush duhet të jetë pjesë e PD. Askush nuk ka të drejtë të shkarkojë apo emërojë individualisht në PD. Ne jemi në një proces rithemelimi ku do votohet në nivel strukture. Do ketë secili të drejtë të shfaqë ambicie. Nuk ka marrëveshje s’ka pasur asnjëherë mundësi negociatash mes askujt.

Znj. Hajdarmataj, sot nga ana tjetër, rikthehet Kuvendi, ku siç ka njoftuar edhe Sali Berisha do jetë edhe me prezent në Parlament. Prisni një përballje të fortë?

Hajdarmataj: Kuvendi nuk është vend përballjesh. PD e rithemeluar në Kuvend do kthejë edhe një herë opozitën e munguar kundrejt një qeverie të korruptuar. Kuvendi është vend për përplasje idesh. Grupi i rithemeluar do jetë aty për ti bërë opozitë qeverisë që i shërben korrupsionit. Energjitë tonë do jenë të përqendruara për të goditur dyshen Rama-Basha.

Znj. Hajdarmataj, edhe një pyetje mbi ndryshimet që bëri dje ne grupin parlamentar, z Basha?

Hajdarmataj: Nëse deri tani Basha ka qenë i gënjeshtërt dhe ka shitur kauzat tashmë po e tregon dhe nuk e fsheh dot me përjashtimet që po bën. Vendimet e tij janë nul, ai është i shkarkuar tashmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy