
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin MCN Economy për të folur për marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nunaj tha që nga 2014 janë berë 130 marrëveshja por që nuk janë zbatuar për disa arsye.
Nga 2014 janë nënshkruar mbi 130 marrëveshje, është problematikë zbatimi. Një nga arsyet është elementi politik, shumë marrëdhënie vendoset në bazë të marrëdhënieve politike e më pas në bazë të marrëdhënieve personale të liderve. Këto marrëveshje mbetet në mira vetëm në letër.
Ka një mungesë interesi nga palët e biznesit për të veporuar në një treg të hapur. Nëse ne kemi dy legjistlacione të ndryshme atëherë duhet dhe akte që të çojnë në zbatimet e tyre.
Tek Kosova ka një element tjetër. Ata kanë vepruar në një treg të vetëm me Serbinë dhe kjo marrëdhenie ka vazhduar dhe për shumë produkte tregut të Serbisë është parë si treg furnitore. Por edhe Shqipëria nuk ka qenë gati të mbushte tregjet. Edhe me taksën 100% që vuri Haradinaj produktet shqiptare nuk e mbushen tregun e Kosovën.
Është mungesë dëshirë. Nuk ka pengesë ekonomike. Ka një mungesë të dyja palëve.
Përsa i përket tregut të energjisë elektrike Nunaj tha se Kosova ka qenë gjithmonë një shtet i ndërvarur dhe se ka një mungesë të vullnetit politik për t’i çuar gjërat përpara.
Problemet ekonomike përsa i përket energjisaëe nuk janë aktuale. Nëse i referohemi një periudhe të mëparshme Serbia krijoi një pengesë që të krijonte një lidhje me Shqipërinë. Energjia elektrike është një nga elementët strategjik. Kosova ka qenë shtet i ndërvarur. Ka një mungesë të vullnetit politik për t’i çuar gjërat përpara.
Nunaj thotë se duhet të mendohet të krijohet një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë e më pas kjo gjë të shihet në nivel rajonal.
Ka një rregull. Nëse tregjet funksionojnë me rregulla abuzimi me to është në minimum. Është një moment që sa më shumë të zgjasë mungesa e rregullave aq më shumë do krijohen mundësitë të përfitojnë disa persona. Vendet e Ballkanit Perendimor janë kandidatë për t’u bërë pjesë e BE, kjo do të thotë që duhet parë si treg unik. Ta mendojmë ta shohim si treg unik Shqipëri-Kosovë e më pas në nivel rajonal. Në mënyrë inbdividuale është e vështirë pasi tregjet janë të vogla dhe investimet gjithashtu. Në shumë raste kur kemi pasur të energjisë elektrike dhe ndihmese, dhë mënyrën si e shet duket si njëlloj nderi.
Jemi pjesë e CEFTA. Marrëveshje e tregtisë së lirë do të thotë që një produkr që e prodhon në Shqipëri e shet në një vend tjetër pa patur pengesa në doganë.Nëse do flasim për nivelin e tregtsë Shqipoëria ka vlerën më të madhe të eksporteve. Shqipëria ka eksportuar në kosovë 10% të eksporteve dhe ka importuar 2% të importeve. Tregon për nivele të ulta në volume që kanë këto vende.
Marrëdhëniet tregtare janë të rëndësishme sepse nxisin dhe hapjen e vendeve të punës. Nëse flasim për nivelin e marrrëdhëneive janë në nivele të ulta dhe krahasohen me marrëdhëniet që eksizotjnë mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëdhëniet e eksportit dhe importit mes Kosovës e Shqipërisë kanë qenë për produkte të papaërpunuar, ka një element dëmtues për dy vendet. Ka kosto shtesë.
Profili bazë janë produkte të papërpunuar. Shqipër eksporton hekur dhe importon skrapin. Janë elementë të cilët e kufizojnë. Është dhe tregtia për produkltet bujqësore por është e kufizuar.
Kur janë ndërrmarjet e vogla dhe të mesme kanë deri në 49 punonjës.
Në Shqipëri dhe Kosovë kemi pak ndërmarrje të mëdha. Tregu i BP është një treg me 20 milionë banorë. Interesi i investitorëve është i vogël.



