Tërmetet/ Baballëku: Ndërtimet e viteve 1970-2000 më të cenueshmet. Duhen masa më të rrepta për ndërtesat informale dhe ndërhyrjet e parregullta

Tërmetet/ Baballëku: Ndërtimet e viteve 1970-2000 më të cenueshmet. Duhen masa më të rrepta për ndërtesat informale dhe ndërhyrjet e parregullta

Një ditë pas tërmetit 4,7 ballë që goditi dje Shqipërinë, inxhinieri i ndërtimit Markel Baballëku foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi cilësinë e ndërtesave në vendit tonë. Baballëku theksoi se fasha më e cenuar e ndërtesave në Shqipëri është ajo që i përket viteve 1970-2000. Ai po ashtu vuri në dukje se duhen përdorur masa të rrepta për ndërtime informale dhe ato ku bëhen ndërhyrje të parregullta. Inxhinieri e konsideroi si të domosdoshme përditësimin e bazës ligjore, të shoqëruar me kontrollin.

Në Shqipëri që nga 78-ta, projektohet që ndërtesat me intensitet 7 ballë, ose me magnitudë të përkthyer 5,2, kanë mbrojtje minimale sizmike. Pra ne nuk projektojmë, ose pranojmë të mirëqenë që tërmete më të ulët se sa 5,2, si ai i mbrëmshmi, të prodhojnë pasoja në ndërtesë. Ajo që pritet nga tërmete të tilla është të ketë ndikim thuajse të papërfillshëm të stokut të ndërtimeve. Gjithmonë  ka një argumentim që ndërtesat e vjetra, për shkak të mënyrës për tërmetin dhe teknikat e ndërtimit, shfaqen më të cenueshme. Por s’duhet marrë apriori në të gjitha rastet. Pasi kërkesa për vëllime më të të shtuara, shoqërohet më një cenueshmëri të rritur. Stoku i ndërtimit që i përket fashës 1970-2000 është stoku më i cenuar i ndërtesave në Shqipëri. Edhe niveli ekonomik ndikon në këtë pikë, materialet e përdorura, puna vullnetare, etj”.

Baballëku tha se materiali betonarme që përdoret gjerësisht në Shqipëri është i sigurt nëse zbatohen kushtet teknike.

Dëmtimet, ose shembjet e ndërtesave gjatë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, s’kanë pasur vetëm një faktor pse u shembën, por kanë pasur disa. Një pjesë e mirë e tyre kanë pasur ndërhyrjen e njeriut, duke e cenuar ndërtesën. Materialet e ndërtimit nuk kufizohen në ndërtime. Tradita jonë ka qenë muratura deri në fillim të viteve 90. Nga 90 e këtij materiali kryesor ndërtimor mbetet betonarmeja, strukturat e çelikut janë më të pakta. Betonarmeja, struktura me beton dhe çelik janë të sigurta nëse merren masat që parashikojnë kushtet teknike qoftë në projektim, ashtu edhe në zbatim”.

I pyetur nëse duhet të ndërhyhet në rastet e shtesave, Baballëku tha:

E mira është të mos të bëhen. Kur është dhënë leja, aty duhet të jenë të mirëparashikuara, por kjo është dëshirore. Fakti që kemi pasur dinamikë të lartë ndërhyrjes, qoftë shtesa anësore apo vertikale, në pikëpamjen e tregut nuk ndalet dot. Po marr normat e ndërtimit sizmik në Itali, ku kërkohen të kryhen të gjitha verifikimet dhe nëse dalin të nevojshme, të gjitha përforcimet, përpara se të bëhet ndërhyrja. Pa vlerësuar aftësitë mbajtëse të ndërtesës këto ndërhyrje s’duhen bërë, pasi do prodhojnë pasoja. Shumica e ndërtesave të shembura kanë pasur një problem të tillë. Nuk them se është vendimtari, ose problemi i vetëm, por është një nga faktorët që kanë ndikuar”.

Baballëku përmendi si të rëndësishëm elementët e oponencës dhe mbikëqyrjes së i takon fazës së zbatimit të një projekti.

Nuk ka zona ku s’mund të ndërtojmë. Nëse do kishim zgjedhje, patjetër që zonat me formacione të forta janë të këshillueshme. Zonat bregdetare janë të lakmuara dhe s’e ndalim dot këtë. Por është shumë e rëndësishme që së pari në të gjitha këto ndërtime, apo zona, ku ndërtesat ndërveprojnë më ashpër me truallin, duhet të merren masa të tjera mbrojtëse. Në ende sot në fuqi kemi kushte teknike të 1978-ës, dhe një përmirësim të 1989-ën. 40 vet përditësime ka ndikimin e vet. Nëse flasim për projektimin dhe ndërtimin, unë theksin do ta vendosja në dy procese ku ka një kontroll pjesërisht publik. Oponenca është elementi kyç në fazën e projektit, dhe mbikëqyrja në fazën e zbatimit. Këto dy elemente do duhet të forcoheshin dhe të kishin pjesën më të plotë të atij syri kritik për të prodhuar një vepër sa më të sigurt”.

I pyetur nëse ka një raport për gjendjen e ndërtimeve në Shqipëri, Baballëku tha:

Kam qenë pjesë e një ekipi që ka ndihmuar në hartimin e një dokumenti, që bashkë me Strategjinë e Zvogëlimit të Riskut, janë dokumente referencë që shteti duhet t’i ndjekë për të parë me kujdes se si mund të ndërhyhet dhe të përmirësojë qoftë legjislacionin, por edhe zbatueshmërinë në rastin e ndërtimit.  Ka edhe kapitullin e riskut sizmik. Aty jepen qartësisht edhe element që kanë të bëjnë me tipologji ndërtimore. Ndërtesat informale që janë zbatuar pa projekt, kanë cenueshmëri më të larta se të tjerat. Në Durrës ka pasur mjaft ndërtesa që janë dëmtuar rëndë. Në Tiranë s’mund të them të njëjtën gjë. Tirana është dëmtuar, por shkallën e dëmtimit e ka rritur paniku. Nëse një ndërtesë do ishte cenuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ka pasur goditje që do kishin përkeqësuar gjendjen. Unë këshilloj që në të gjitha rastet do duhet një vlerësim korrekt. Te vlerësimi pas tërmetit ka vend shumë për përmirësime, për shkak të tipologjive ndërtimore”.

Duhet njohur që Shqipëria ka përdorur kushte sizmike projektimi që në kohët fillestare sepse edhe vitet 40’ apo 50’ kanë të dhëna të plota, që në një pjesë të mirë të ndërtimeve i kemi marrë parasysh. Tradita shqiptare  e njeh mirë pjesën e tërmetit sepse e ka të përjetuar. Por sot do veçoja dy pika. Është e domosdoshme që të përditësojmë bazën ligjore, të shoqëruar me kontrollin. Një zbatim mund të ecë më shpejt, por nëse mbikëqyrja është e duhura, duhet të respektojë dhe të përmbushë detyrimet.  Për ndërtesat informale dhe ndërhyrjet e parregullta duhen përdorur masat më të rrepta”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy