Mediat serbe: Oferta e Trump në këmbim të njohjes së Kosovës

Mediat serbe: Oferta e Trump në këmbim të njohjes së Kosovës

SHBA-të i kanë ofruara Serbisë investime në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo pretendohet në një shkrim të publikuar sot nga gazeta serbe “Blic”, sipas të cilës Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Beogradit të njohë pavarësinë e Kosovës, në këmbim të vendosjes së kompanive më të mëdha në botë në Serbi. Sipas gazetës, Beogradi e ka hedhur poshtë ofertën.

Gjithnjë sipas "Blic", i dërguari Special i Presidencës së SHBA për Kosovën, Richard Grenell, kohët e fundit ka kërkuar që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje për njohjen reciproke, dhe se do të marrin një "çmim ekonomik" në këmbim, në formën e një konference investimi që do organizohet.

Gazeta serbe shkruan më tej se Grenell premtoi të ftojë disa nga kompanitë më të mëdha në botë për të investuar në Serbi, e cila, megjithatë, "siç pritej, nuk e aprovoi" kërkesën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është mjaft i rezervuar kur bëhet fjalë për konferencën ndërkombëtare për Kosovën, një ide që del në mënyrë të pavarur nga ajo e investimeve, duke theksuar se, nëse do të ndodhte, të gjitha fuqitë kryesore botërore do të duhet të marrin pjesë.

E përditshmja "Blic" vlerëson se ka pasur një ndryshim të qartë në taktikat amerikane në lidhje me Kosovën, dhe se tani SHBA, të cilat deri para pak kohësh mbështetnin idenë e "nyjës së Kosovës që zgjidhet përmes ndarjes ose demarkacionit", përsëri kushtëzoi Serbinë, e cila ishte gjithashtu e dukshme gjatë vizitës së fundit të Grenell në Beograd.

Sipas “Blic”, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet midis Berlinit dhe Parisit, Uashingtoni dëshiron të heqë BE-në nga loja dhe të marrë kontrollin, ndër të tjera, edhe të zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje të veçantë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk është i interesuar për thelbin e çështjes, ai kryesisht po imagjinon se sa spektakolare do të ishte të nënshkruante marrëveshjen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, sepse atij i duhet një spektakël", citon gazeta një diplomat.

Ai shton se për Trump, do të ishte një arritje jetike në garën për një mandat të dytë, dhe do të përfaqësonte një marrëveshje si ajo e Dejtonit, e menduar për ish-Presidentin e SHBA-ve, Bill Klinton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy