Daçiç: Serbia nuk e ndryshon politikën e saj ndaj vendeve që janë kundër pavarësisë së Kosovës

Daçiç: Serbia nuk e ndryshon politikën e saj ndaj vendeve që janë kundër pavarësisë së Kosovës

Evropa nuk është në kundërshtim me marrëdhëniet miqësore të Serbisë me shtetet e tjera.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i pyetur mbi pozitën e Serbisë në lidhje me BE-në, NATO-n dhe Rusinë.

Po ashtu, Daçiç rikujtoi se politika serbe mbi këtë çështje nuk ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të vendosur për Evropën sepse besojmë se kjo është në interesin më të mirë të qytetarëve serbë. Nga ana tjetër kemi edhe qëllime tjera strategjike dhe prioritete të tilla si ruajtja e sovranitetit tonë dhe integritetit si dhe parimin e neutralitetit ushtarak për të përmirësuar marrëdhëniet tona me miqtë tradicional si Rusia dhe Kina e një numër të vendeve tjera”, deklaroi Daçiç.

Sipas tij, Serbia ka interes të ruaj marrëdhëniet edhe me  Indinë, vendet e shumta afrikane dhe latino-amerikane pasi ato e mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë kur është fjala për shpalljen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy