Kompania koncensionare e pullave të akcizës do ta zgjerojë aktivitetin e saj edhe me pullet e sigurisë së ilaceve. Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar projektligjin i cili pritet të kalojë tashmë në Kuvend. Sipas këtij drafti bëhet fjalë “Për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions” e “Sicpa Security Solutions, Albania”, “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”.
Në fakt ky koncesion ka qenë dhënë një herë nga qeveria Berisha që në shkurt 2011, por nuk u zbatua sepse u kundërshua nga subjektet e shitjes së ilaceve që e ankimuan në Autoritetin e Konkurencës. Autoriteti me vendimin 337 të 11 nëntorit 2014 vlerëson se ky koncension sjell kosto të lartë për produktet farmaceutike të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të lartë. Po ashtu autoriteti i ka dhënë përgjigje negative edhe ankimimit që kompania i kishte bërë vendimit të mësipërm. KJo për faktin se ishte vërejtur se pas marrjes me koncesion cmimi i pullave rritej me disa herë dhe kjo kosto i kalonte blerësve të ilaceve.
E njëjta gjë sipas Konkurencës ka ndodhur edhe me cmimet e pullave fiskale që janë rritur me disa herë.
Qeveria Rama erdhi në pushtet me premtimin se do ti hiqte të gjithë koncesionet e dhëna nga qeveria e mëparshme, pork jo nuk ndodhi në asnjë rast.



