“Carry on” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vunë në pranga katër persona duke transportuar 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.



