Hafizi nuk ka përcaktuar se kujt konkretisht iu ofrua posti, por ka deklaruar se kjo ofertë është përbuzur me neveri nga dy deputetët që zyrtarisht nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste.
“Gjatë korrikut, kur qeveria e zotit Rama ndjeu një farë rreziku, na kanë ofruar poste ministrash ne e kemi refuzuar me përbuzje”, tha Hafizi.
E pyetur se cilit prej të dyve Rama u ofroi postin ministror, Hafizi thotë se kjo nuk ka shumë rëndësi.
“Kjo nuk ka rëndësi, ne bashkë jemi dhe e vetmja gjë që ne kemi kërkuar për të mbështetur këtë mazhorancë, kemi kërkuar që të kthehen zgjedhjet në PS dhe të kthehet mendimi ndryshe”, tha Hafizi.


