Rama ironizon PD: Nuk më mundin dot me votë, dalin në krah të shkelësve të ligjit

Rama ironizon PD: Nuk më mundin dot me votë, dalin në krah të shkelësve të ligjit

Gjatë një takimi me banorët në Libofshë të Fierit, kryeministri Edi Rama tha sot se ditët e fundit opozita ka udhëhequr një protestë për të mbrojtur paligjshmërinë. Duke iu referuar protestave të banorëve të Unazës së Re, krah të cilëve u rreshtuan edhe demokratët, Rama tha se PD-ja e bën këtë në mungesë të shpresës për të ardhur në pushtet me votë.

“21 mijë banesa janë legalizuar në 8 vite, kurse ne kemi legalizuar 150 mijë objekte në 4 vite, shumica prej tyre shtëpi. Ne nuk mund të legalizojmë aty ku është e pamundur. Të gjitha bashkitë kanë prishur, por kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita për të mbrojtur atë që ligji e ndalon. Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë. Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpia, në katër vite. Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj përshesh. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto, t’i vëmë flakën”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy