Rikualifikimi i parkut të Drilonit/ Çela: Projekti do të dëmtojë habitatin natyror, do kthehet në një park me pagesë (VIDEO)

Rikualifikimi i parkut të Drilonit/ Çela: Projekti do të dëmtojë habitatin natyror, do kthehet në një park me pagesë (VIDEO)

Parku kombëtar i Drilonit dhe fshati i Tushemishtit buzë liqenit të Ohrit në Pogradec rrezikon të dëmtohet nga një plan i qeverisë shqiptare, që parashikon një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit.

Lidhur me këtë kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela u shpreh se problemi themelor qëndron në faktin se ai do të kthehet në një park me pagesë, ndërsa theksoi se ky projekt që ka shqetësuar UNESCO do të dëmtojë habitatin natyror.

Sipas tij, përveç tenderit të fryrë prej 5.7 miliardë lekësh për projektin vetëm në fazën e parë, mungon dhe transparenca.

Problemi thelbësor është te kundërshtia që paraqet UNESCO për këto ndërhyrje për planin. Problematika përveç rastit të Drilonit, thelbi është midis Drilonit dhe Tushemishtit ku janë  lejuar ndërtesa dhe kjo ka alarmuar UNESCOn që e kundërshton. Pogradeci ka pasur një luftë për dy dekada të paktën për tu anëtarësuar në këtë organizatë dhe fakti që kjo kundërshti e UNESCOS bie në vesh të shurdhër është një tjetër problematikë. Kjo do të jetë një ngjarje që do të dëmtojë të gjithë habatin natyror që mbrohet nga UNESCO.

Më tej ai shtoi se bëhet fjalë për ndërtime në Drilon, janë dy projekte që po implementohen, dhe ai e sheh si një punë të dyshimtë.

Përveç tenderit të fryrë prej 5.7 mld lekësh në fazën e parë bëhet fjalë për vijën Drilon- Tushemisht. Bëhet fjalë për pallate që do ndërtohen aty, ok thuhet për turizmin, por kjo ka vënë në alarm UNESCOS plus që mungon transparenca. Një tjetër problematikë nga e gjithë kjo është prishja e balancës së ndërtimeve privat-publik. Një shqetësim mbetet dhe fakti që është i disati vit që punohet gjithmonë në prag sezoni turistik, kohë e papërshtatshme për punime dhe që dëmtojnë këtë habitat natyror.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy