Virusi i Lindjes dhe sëmundja si metaforë

Virusi i Lindjes dhe sëmundja si metaforë

Massimiano Buchi - Corriere Della Sera

“Kemi mësuar pak gjëra të reja për sëmundjen, por shumë gjëra të vjetra në lidhje me veten tonë", ëshë shprehur mjeku Frederick Tilney, duke komentuar epideminë e poliomielitit të vitit 1916. Një fjali që mund të ishte e shkruar sot. Ajo që ne shohim të ndodhë gjatë urgjencës së të ashtuquajturit "koronavirus i ri" është në fakt një mekanizëm tipik dhe antik. Bëhet fjalë për tendencën për të hequr dhe larguar sëmundjen, duke ia atribuar atë të huajit dhe duke e larguar prej kufijve të vendit.

Për shembull, në fund të shekullit XV, sifilizi njihej te italianët si "morbus gallicus" (d.m.th. sëmundja franceze) dhe te japonezët si "sëmundje kineze". Epidemia e madhe e gripit të vitit 1918-19, e cila shkaktoi të paktën pesëdhjetë milionë viktima, u bë e njohur shpejt - dhe ende mbahet mend - si gripi spanjoll, pavarësisht se shumica e studiuesve e gjejnë origjinën e tij në Azi.

Në vitet ‘80, media të ndryshme sovjetike e përshkruanin AIDS-in si një armë bakteriologjike të zhvilluar në laboratorët perëndimorë. Për një kohë të gjatë, emigrantët nga Haiti u akuzuan se ishin ata përgjegjës për shfaqjen e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara, çka u pasur me rënien e turizmit amerikan, i cili është thelbësor për ekonominë lokale. "Heqja" e infeksionit nga HIV shkoi aq larg sa i kaloi kufijtë tokësorë. Një fushatë parandalimi në Francë e prezantonte SIDA-n si një UFO kërcënuese për planetin tonë: "Franca nuk dëshiron të vdesë nga SIDA", ishte slogani.

Një mënyrë të menduari që pajtohet mirë, në kulturën popullore, me të parit e sëmundjes si "ushtri", si një luftë midis mikrobeve pushtuese dhe organizmit. Edhe në media dhe madje edhe në librat e fëmijëve, trupi shpesh përshkruhet si kala dhe antitrupat si ushtarë të angazhuar për të zmbrapsur çdo armik. Metafora ushtarake ka shumë në sektorin e shëndetësisë: ne flasim për "mbrojtje imune", për "luftë" (mbahet mend ajo që ish-presidenti amerikan, Richard Nixon, deklaroi për kancerin në dhjetor 1971, kur firmosi Aktin Kombëtar të Kancerit), dhe madje edhe për “kryqëzatat” kundër sëmundjeve që shkaktonin më tepër frikë.

Në rastin e koronavirusit të ri, kjo pamje rishfaqet dhe gjen terren pjellor në faktin se infeksioni u përhap nga qyteti kinez Wuhan dhe në faktin se autoritetet kineze nuk dhanë informacion në kohë. Por siç shkruante dikur Susan Sontag, sëmundja është gjithmonë një metaforë: "imazhet e sëmundjes përdoren për të shprehur shqetësimin për rendin shoqëror". Sipas një analogjie klasike, polisi shihet si një organizëm dhe çrregullimi civil si një sëmundje.

Frika nga koronavirusi në këtë mënyrë mbivendoset me format e mosbesimit politik dhe kulturor: mosbesimi i stilit të jetesës ose zakonet e ngrënies së vendeve të tjera, kaq të ndryshme nga tonat, dhe të cilat në retrospektivë në mënyrë të pashmangshme duket se janë në rrezik nga pikëpamja shëndetësore (për momentin studiuesit besojnë se tregu tani famëkeq i peshqve dhe kafshëve të tjera të egra të gjalla, me siguri ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit, por ende nuk është plotësisht e sigurt se ai është origjina).

Tundimi mbetet mbyllja në mënyrë simbolike (dhe jo vetëm) e derës, duke shpresuar kështu që të lëmë jashtë saj rrezikun. Në fund të fundit, ky qëndrim ndaj emergjencës aktuale nuk është aq i ndryshëm nga ai që kanë disa qeveri (përfshirë administratën aktuale të SHBA-ve) ndaj ndryshimit të klimës: përpiqemi ta lëmë jashtë, ose kemi iluzionin se e kemi bërë, edhe pse jetojmë në një epokë në të cilën udhëtimet dhe shkëmbimet ndërkombëtare janë  fakt. Qëndrimi dhe frika ndaj koronavirusit na flet për një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe të ndërvarur, por që në raste urgjencash të mëdha akoma mendon kryesisht në bazë të skemave tradicionale (dhe kufijve). / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy