Non grata dhe paratë ruse/ Nesturi: Basha dhe Berisha janë pis, duhen imazhe të reja në PD

Non grata dhe paratë ruse/ Nesturi: Basha dhe Berisha janë pis, duhen imazhe të reja në PD

Analisti Plator Nesturi thotë se detajet e dala së fundmi në lidhje me dosjen “Muzin” tregojnë domosdoshmërinë e shkëputjes së PD-së nga e vjetra. Në studion e lajmeve të MCN TV, Nesturi tha se opozitës i duhen figura të reja.  

Këtu po luhet kush është antiamerikan dhe kush prorus. Duket sikur këto ndonjëherë bashkërendohen për hir të interesave politike që kanë me njëri-tjetrin. Non grata dhe lobimi me paratë ruse është një tregues që të dy janë pis. Është një ndihmë për vetë opozitën që të shkëputet nga këto dy personazhe që janë e shkuara e PD. Duhen imazhe të reja.

Më shumë sesa përmes parave të lobimit, Rusia mund të ndikojë përmes parave që pastrohen në Shqipëri.

Ka të bëjë vetëm me lobimin që doli nga inteligjenca amerikane për financimin e PD-së. Ka shumë elementë, pastrimi i parave është element që mund të ketë ndikueshmëri Rusia. 500 mijë dollar nuk është ndonjë shumë e madhe në raport me ato që qarkullojnë në Shqipëri si para të padeklaruara. Këto synohet të pastrohen. Mund të jenë gjetur rrugë ku ndërhyn sërish influenca ruse. Janë elementë që shërbimet inteligjente janë gati për t’i evidentuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy