Disfata përfundimtare e Hamasit dhe lirimi urgjent i të gjithë pengjeve është interesi i përbashkët i Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Këtë e tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një bisede telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Të dy ministrat folën për mënyrën më të mirë për të mposhtur atë që ka mbetur nga Hamasi në Rafah duke minimizuar pasojat për civilët.



