
Migen Qiraxhi, përfaqësues i “Qëndresa Qytetare” deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se nga 30 mijë nxënës që kanë mbaruar gjimnazin, pothuajse 10 mijë prej tyre kanë tërhequr formularin për të aplikuar për studime jashtë vendit.
Duke vijuar më tej Qiraxhi tha se që përveçse kostoja e studimit në Shqipëri është shumë e lartë, cilësia është më e dobëta në rajon dhe Evropë. Po ashtu Qiraxhi theksoi se këtë vit janë 3 mijë studentë më pak në Universitete.
Nga 30 mijë nxënës që kanë mbaruar gjimnazin, pothuajse 10 mijë prej tyre kanë tërhequr formularin për të aplikuar për studime jashtë vendit.
Ne jemi në hartë në Evropë, politikën për një Universitet falas e zhbëmë dhe ndoqëm modelin anglosakson. Universitetin e hedhim në treg, tarifa bëhet e lartë, ndërkohë dhe jetesa në qytet urban, kaotik ka futur komunitetin e studentëve brenda.
Një student i cili duhet të shmangë kostot e larta të pasurive të patundshme shkon të jetojë në Astir, Yzberisht, Fresk dhe i duhen 2-3 autobusë që të shkojë në Universitet, kohë që duhet ta konsumonte në bibliotekë.
Përveç se po flasim për kosto, dhe familjet kanë sakrifikuar cilësinë e kemi më të dobëtën në rajon dhe Evropë. Jo vetëm që harxhojmë lekë por s’na merr kuptim as harxhim. Cilësia e dobët nuk po shqetëson askënd nga vendimmarrësit. Është e thjesht minimalisht, pasi nuk është elektorale, maksimalisht mund të jetë axhendë.



