Policia: Në Rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murriz kalohet vetëm me zinxhirë! (VIDEO)

Policia: Në Rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murriz kalohet vetëm me zinxhirë! (VIDEO)

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në të gjitha rrugët e vendit është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën të ditur se në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe e mospërdorimit të zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë marrë masa, në bashkëpunim me firmën që ndërton rrugën, dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve qarkullimi i automjeteve vijon, por me ngadalë.

Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy