Itali, 3 shqiptarë kapen me marijuanë

Itali, 3 shqiptarë kapen me marijuanë

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në Foggia, pas një kontrolli të zhvilluar në një vilë në zonën Vaccarella Foggia.

Kontrollet nisën pas dyshimeve se disa shqiptarë që jetonin atje merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Policia nisi kërkimet menjëherë dhe një nga personat, të cilit nuk i kishte mbetur asgjë më të bërë, hodhi përtej gardhit rrethues një qese të zezë nga ato që përdoren për mbeturinat. Në pranga kanë përfunduar Paola Muhametaj, 20 vjeçe, Jurgen Bubeqi, 35 vjeç dhe Xhulio Mance, 26 vjeç.

Aksioni përfundoi me zbulimin e parave të gatshme, të ardhurat që kanë të bëjnë me drogën, dokumenteve të rreme dhe rreth katër kg marijuanë, që u gjet në qesen e hedhur jashtë.

Të tre u arrestuan më pas për posedim me qëllim shitjen e drogës ndërsa janë vendosur nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në pritje të vendimit përfundimtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy