Rrezikoi pushuesit në Shëngjin, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Rrezikoi pushuesit në Shëngjin, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj drejtuesin e një mjeti lundrues, pasi u konstatua duke lundruar me shpejtësi brenda perimetrit të sigurisë të dedikuar për pushuesit në plazhin e Shëngjinit.

 

Sipas Policisë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të vijës bregdetare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, evidentuan mjetin lundrues që kishte hyrë në zonën e rezervuar për pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e personave që po pushonin në plazh.

 

Pas verifikimeve dhe kryerjes së veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale D. M., u gjobit me 500 mijë lekë të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua.

 

Policia e Shtetit falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimet, duke theksuar se çdo rast trajtohet me seriozitet dhe verifikohet menjëherë për të garantuar sigurinë në hapësirat bregdetare.

 

Njëkohësisht, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të ndëshkohet menjëherë për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e pushuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy