
Irlanda, Spanja dhe disa vende anëtare të BE po shqyrtojnë njohjen e një shteti palestinez më 21 maj.
Lajmi raportohet nga transmetuesi kombëtar i Irlandës RTE News. Media në fjalë bëri me dije dje në mbrëmje se “kontaktet midis Irlandës dhe Spanjës, dhe midis Sllovenisë dhe Maltës, ishin intensifikuar me qëllim që vendet të njohin bashkërisht shtetësinë palestineze”.
Sipas raportit, vendet kanë pritur një votim nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 10 maj, e cila mund të çojë në njohjen e Palestinës si të kualifikuar për t'u bërë anëtare e plotë e OKB-së.
Në një deklaratë të përbashkët më 22 mars, Spanja, Irlanda, Malta dhe Sllovenia thanë se kishin rënë dakord të hidhnin hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez.



