Partia e Lirisë/ Kikia: Meta do të përpiqet të fitojë kapital me kufomën politike të Berishës

Partia e Lirisë/ Kikia: Meta do të përpiqet të fitojë kapital me kufomën politike të Berishës

Gazetari Mentor Kikia nuk sheh asnjë risi në skenën politike shqiptare me rithemelimin nga Ilir Meta të partisë së tij. Në studion e lajmeve të MCN TV, Kikia hoqi një paralele me ndërrimin e emrit të Partisë së Punës, në Parti Socialiste.  

Ka pamundësi për të mbushur alternativa politike. Në këto kushte, vakumi mbushet me parti që ndërrojnë emrin. Një parti me një emër dhe të shkuar të gërryer nga një imazh aspak të mirë. Ndërron emrin dhe logon dhe nxirret në treg si një parti e re, te e cila duhet të varin shqiptarët xhaketën e shpresës. Një parti që është ende në përpjekje për të caktuar pozicionin e saj politik. Zoti Meta ka luajtur fort me shqiponjën, me Kushtetutën. Edhe Partia e Punës hyri në Pallatin e Kongreseve dhe doli që andej Parti Socialiste.

Kikia parashikon garë mes Berishës dhe Metës brenda opozitës. Sipas tij, Meta do të përpiqet të shfrytëzojë dobësitë e Berishës, pavarësisht aleancave të dikurshme dhe të qenit aktualisht në të njëjtin kamp.  

Nuk është çudi që edhe zotit Berisha t’i duhet të ndërrojë emrin partisë. Në zgjedhjet e pjesshme lokale u futën bashkë me LSI-në me Polin e Lirisë. Tani lirinë e zuri Meta. Edhe pse përballë kanë Ramën, mund të ketë edhe një garë mes Metës dhe Berishës kush do të jetë i pari i opozitës. Berisha po gjuhet me gurë dhe mund të lodhet shumë shpejt. Meta mund të nxitojë të marrë flamurin e opozitarizmit. E shikoj të mundshme që me kufomën politike të Sali Berishës të fitojë kapital politik edhe Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy