
NASA po përgatitet të hedhë në orbitë një orë të re atomike të pabesueshme në një mision demonstrues teknologjik që mund të shndërrojë mënyrën se si njerëzit eksplorojnë hapësirën.
Ora Atomike e Hapësirës së Thellë, e zhvilluar nga Laboratori i NASA-s, është një përmirësim për hapësirën i orëve atomike që përdorim këtu në Tokë dhe i atyre që tashmë fluturojnë në satelite, si ato që ofrojnë GPS.
Idealisht, kjo orë e re atomike do ta bëjë lundrimin e anijeve në objekte të largëta në hapësirë (në udhëtimin për në Mars për shembull) më autonom, tha NASA në një deklaratë. Saktësia në matjen e pozicionit të anijeve kozmike që shkencëtarët shpresojnë ta arrijnë nëpërmjet Orës Atomike të hapësirës së Thellë do ta lejojë anijen që udhëton në hapësirë të veprojë më vete, pa pasur shumë komunikim me Tokën. Ky do të ishte një përmirësim i madh për mënyrën se si anijet kozmike lundrojnë aktualisht, tha NASA.
Sipas NASA-s Ora Atomike e Hapësirës së Thellë nuk do t'i nënshtrohet ndryshimeve mjedisore, kështu do të jetë 50 herë më e qëndrueshme se orët që përdoren në satelitët GPS. Pas hedhjes së saj në hapësirë, shkencëtarët do të jenë në gjendje të fillojnë testimin e saktësisë së orës pas ditësh e në vijim edhe pas disa muajsh.
Ora Atomike e Hapësirës së Thellë do të niset nga Kennedy Space Center në Florida në një raketë Hapësirë SpaceX. /EuroNews/



