
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt, ku humbën jetën të paktën 50 mijë njerëz, kanë arritur shifrën 104 miliardë dollarë.
"Kostoja e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti vlerësohet të jetë rreth 104 miliardë dollarë, nuk është e mundur që një komb i vetëm të përballet vetëm me një krizë të kësaj madhësie", tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një video-mesazh në Konferencën Ndërkombëtare mbi Donacionet për Turqinë të organizuar nga Bashkimi Evropian.
Komisioni Evropian ka premtuar një miliard euro ndihmë për rindërtimin në Turqi, njoftoi këtë të hënë presidentja ekzekutive evropiane Ursula von der Leyen.



