Protesta nudo dhe masakra e deleve në kampin e vdekjes në Aushvic, burg për artistët

Protesta nudo dhe masakra e deleve në kampin e vdekjes në Aushvic, burg për artistët

Një grup artistësh ndërkombëtarë janë gjobitur dhe janë futur në burg për protestën e vitit të kaluar në kampin e Aushvicit, gjatë të cilit u zhveshën dhe therën një dele. Ngjarja ndodhi në hyrje të kampit të përqendrimit nazist, i cili tani është kthye në një muze, ku disa të rinj në të njëzetat e tyre u zhveshën dhe u lidhën me zinxhirë në mars 2017.

Organizatorët, që ishin qytetarë Bjellorus Adam Belyatsky dhe Nikita Volodko, u dënuan përkatësisht me 18 dhe 14 muaj burg. Belyatsky u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 600 dollarësh nga një grup i mbrojtës të kafshëve. Të dy u ndaluan gjithashtu që të mos mbanin kafshë për dhjetë vitet e ardhshme. Ndërsa për protestuesit e tjerë u gjobitën me rreth 3,000 dollarë dhe me nga një vit burg, njoftoi RIA-Novosti.

Gjatë vendimit, gjykatësi theksoi se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. "Ata kanë fyer memorialin, që është përmbytur me gjakun e qindra e mijëra njerëzve", tha gjyqtari.

Menjëherë pasprotestës së tyre të vitit të kaluar, artistët e të ashtuquajturit grupi 'Love Macht Frei' sqaruan aktin e tyre, që ishte në fakt një protestë kundër luftës. "Konfliktet ushtarake po e thyejnë botën dhe njerëzit vdesin në to, kjo është çështja që na shqetëson dhe për të cilën kemi dashur të tërheqim vëmendjen e shoqërisë dhe medias", tha grupi.

"Qëllimi ynë nuk ishte përdhosja e memorialit ose fyerja e vizitorëve të muzeut dhe viktimave të fashizmit", thanë ata. Përfaqësuesit e grupit thanë se ata zgjedhon "Auschwitz", ku njerëzit u vranë nga nazistët në vitet 1940 dhe 1945, sepse ata "kuptuan se duke kryer veprimin tonë në territorin e kampit, do të dëgjoheshin nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare".

Ata thanë se fishekzjarret kishin si simbol shpërthimet e bombave ndërsa delet ishin për të simbolizuar viktimat e pafajshme të konflikteve në botë. U tha se vetëm organizatorët e dinin që kafsha do të theret në mënyrë që pjesëmarrësit e tjerë të përjetojnë të njëjtin goditje si sulmet ajrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy